Prokuroria e Tiranës nis verifikimet për kontratën e PD-së

schedule18:29 - 24 Nëntor, 2017

schedule 18:29 - 24 Nëntor, 2017

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.
Burime pranë prokurorise së Tiranës thanë për ABC News se po verifikohet burimi i këtyre parave, pasi shuma që u është paguar kompanive të lobimit në SHBA nuk është deklaruar dhe dyshohet se është paguar në rrugë informale.
Prokuroria nisi këto verifikime pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, para fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit. Dy ditët e fundit kjo çështje është denoncuar edhe nga deputetë të PS-së./abcnews.al