Prokuroria e New York denoncon për mashtrim lobin e armëve NRA dhe kërkon shkrirjen e tij

schedule09:08 - 8 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 8 Gusht, 2020

NRA, lobi i fuqishëm i armëve, Shoqata kombëtare e armëve në shtetet e bashkuara të Amerikës duhet të shkrihet. Kërkesa vjen nga Letisia Xhejms, prokurorja e përgjithshme e Nju Jork, e cila prej 18 muajsh heton mbi shoqatën e famshme dhe ka mbërritur në përfundimin se vite të tëra korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë minuar në mënyrë të pandreqshme aftësinë e shoqatës për të vepruar.

Do të duhen vite para se ajo që në një kohë ishte një organizatë shumë e fuqishme me më shumë se 5 milion anëtarë, të fshihet nga regjistrat e shtetit, që pas themelimit të saj në vitin 1871. Por në të vërtetë prej kohësh, lobi që dikur mund të zgjidhte presidentë të vendit, tashmë është në krizë. E dëmtuar nga vështirësi financiare dhe lufta e brendshme për lidershipin, prej kohësh luftën për mbijetesë.

Xhejms kërkoi njëkohësisht dhe dorëheqjen e drejtuesve duke i akuzuar se kanë marrë nga arkat e shoqërisë të paktën  64 milion dollarë. Ajo kërkon që asnjë nga drejtuesit e përfshirë, të ketë mundësinë në të ardhmen të drejtojë ndonjë organizatë tjetër.

E themeluar në vitin 1871 nga zyrtarë të ushtrisë në pension sepse shumë ushtarë nuk dinin as të qëllonin drejt, sipas gjeneralit Ambroz Bërnsajd, presidenti i parë, pasi ka qenë për shumë kohë një shoqatë sportive, në 20 vitet e fundit është bërë një pjesë e pandashme e politikës. Duke u transformuar në një lobi shumë të fuqishëm që mund të vendoste dhe fatin e zgjedhjeve presidenciale. Donald Trump i ka shumë borxh këtij lobi. Në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, NRA e cila kontrollonte të gjithë senatorët republikanë, investoi 30 milion dollarë. Një mbështetje që presidenti Trump e ka pranuar shumë shpesh publikisht./abcnews.al