Projektligji për Teatrin sot në Kuvend/ Artistët në protestë

schedule10:54 - 5 Korrik, 2018

schedule 10:54 - 5 Korrik, 2018

Kuvendi nisi sot me debate diskutimet për projektligjin e Teatrin Kombëtar. Debati nisi me përplasje, ku ministrja Kumbaro mbrojti projektligjin e qeverisë, ndërsa opozita kërkonte praninë e kryeministrit në seancë.

Kuvendi ka nisur sot diskutimin për projektligjin për ndërtimin e teatrit Kombëtar. Në rend të ditës është projektligji për  “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”, i cili u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e kuvendit të enjten e kaluar, me votat pro të mazhorancës e ato kundër të opozitës.

Në fjalën e saj Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro tha se godina e teatrit Kombëtar është në gjendje emergjente dhe nuk i qëndron kohës.

“Ajo godinë nuk i qëndron  kohës, më shumë sesa muret aty vlerë kanë pasur shpirtrat që kanë hyrë e kanë dalë. Nuk janë kryer asnjëhërë ndërhyrje. Teatri është në gjendje emergjente”-tha Kumbaro.

Ndërkaq protesta e artistëve dhe e qytetarëve të Tiranës është zhvendosur sot para sallës së seancave plenare, pas debatit publik që vijon prej ditësh mbi çështjen e Teatrit Kombëtar,

Artistë dhe Shoqëria Civile i bënë thirrje deputetëve të mos e miratojnë projekligjin për projektin e ri për godinën e Teatrit.

Opozita e ka kundërshtuar edhe në komisionet parlamentare ku ky projektligj u diskutua gjatë javës. Ajo ka bërë të ditur votën kundër dhe i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mos e miratojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit, duke e konsideruar një aferë korruptive që synon grabitjen e tokës publike përmes partneritetit privat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!