Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim live në rrjetin social “Facebook” u fokusua tek programi i Partisë Demokratike për gratë shqiptare.
“Do të nxisim stimulim financiar për gratë. Do të mundësojmë punësimin e grave për paga dinjitoze. Këtë e kemi pjesë të planit tonë”, tha Basha.
I pyetur për largimin e investitorëve, kryedemokrati tha se ky fenomen ndodh sepse nuk kanë siguri ligjore.
“Problemi është Edi Rama i cili me aleancën e tij me krimin jo vetëm ka dëmtuar biznesin shqiptar, por ka larguar edhe një nga instrumentet kryesore që është ardhja e investitorëve të huaj. Plani ynë ekonomik e bën Shqipërinë një vend më konkurrues. Mund të them që duke i dhënë siguri ligjore”, tha më tej ai.
/abcnews.al/


