Procesi i Berlinit/ Kancelari Scholz dhe liderët e Ballkanit Perëndimor shkrepin “foton familjare”

schedule12:08 - 14 Tetor, 2024

schedule 12:08 - 14 Tetor, 2024

BERLIN- Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë mbledhur në Samitin e radhës, për të avancuar më tej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Në kuadër të kësaj, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bashkë me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shkrepur dhe foton familjare të “Procesi i Berlinit 2024”.

Procesi i Berlinit filloi rrugëtimin në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në, teksa presin që të anëtarësohen në familjen evropiane./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!