PRO DHE KUNDËR/ Stadiumet bosh, Alban Hoxha zgjon “luanin” brenda tifozëve të kuq

schedule10:37 - 4 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 4 Nëntor, 2020

Përçahen tifozët e Partizanit. Shkak bëhet një deklaratë e kapitenit Alban Hoxha, para ndeshjes me Kastriotin. I pyetur në lidhje me ndikimin që ka mungesa e tifozëve në stadiume, portieri i “demave të kuq” deklaroi: “U bë kohë e gjatë pa tifozë, por nuk është problem i madh mungesa e tyre. Nuk është se mbushen stadiumet këtu, e mira do ishte të ishin, por nuk ka një ndikim të madh”.

Partizani si zakonisht e ka shpërndarë deklaratën e portierit edhe në rrjetet e veta sociale dhe ka pasur tifozë të cilëve nuk u ka pëlqyer ajo që Alban Hoxha ka deklaruar. “Këtij hiqjani shiritin e kapitenit se nuk e meriton. Ky i ka shpall luftë tifozëve që pa mbaru sezoni i kaluar”, shkruan njëri prej tyre.

“Me këtë deklaratën për tifozët e ke kënaq fare Bano”, komenton një tjetër, ndërkohë që ka edhe nga ata që u kundërvihen atyre që dalin në mbrojtje të kapitenit. “Këtij ti vij turp , turp t’ju vij dhe ju pseudo tifozëve që e mbroni këtë rob pa shtyllë kurrizore. Shkon e thotë tifozët s’bëjnë diferencë.  Në 5 minuta që foli, 2 minuta ishte për mos rëndësinë e tifozëve”, është një prej komente.

“Ai ka ofendua veten, jo ne. Ne jemi me legjendën, do apo jo Albani. Ndofta ka dash me thënë u mësuam pa tifozë, por nuk di të shprehet”, shton një tjetër. Pastaj ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe:  “Teorikisht Albani ka të drejte sepse ndeshje mesatare nuk ka shumë tifozë. Këtë vit duhet me qenë të gjithë bashkë me e mbështet ekipin pa kushte, nëse duam të dalim kampionë”.

Ata janë disa: “Po ta lexoni mirë intervistën, ai e thotë në kuptimin që tani ka kohë që po luhet pa tifozë prej covid-it dhe e dyta që në stadiumi s’po shkojnë shumë tifozë. Pra nuk mbushen si më parë dhe për të gjithë ekipet ndikimi është i njëjtë.

Pra mos e paragjykoni. Albani është lojtari më besnik dhe thuajse më i miri i këtij 10-vjeçari. Ai s’është larguar edhe kur Refiku i ka ofruar dyfishin e pagës. Suksese Partizanit”. Hoxha është kapiten i Partizanit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve prej vitesh, teksa para dy sezonesh doli kampion dhe dha kontribut të vyer në realizimin atij objektivi madhor. /abcnews.al