Prezantuesja kapet mat! Ç’donte 1000 lekëshi tek celulari? Ozaj: Bëra tampon, lashë para!

schedule18:25 - 18 Janar, 2021

schedule 18:25 - 18 Janar, 2021

Artenisa Ozaj, Suzana Guxholli dhe Paula Kamberaj në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi treguan përvojat e tyre në përballje me ryshfetin apo korrupsionin në vendin tonë. Artenisa tha live se jo më larg se dita e sotme kishte dhënë një kafe me dëshirën e saj për shërbimin e marrë në institucionet mjekësore.

 “Ryshfetin ne nuk rrimë dot pa e dhënë, e kemi si stil pune. Unë jo më larg se sot mu desh të bëja një tampon, nuk doja ta bëja tek private dhe shkova në shtet. Nuk dhashë ryshfet ama, 10 mijë lekëshin në fund ia lashë për të pirë kafe. Pse? Për shërbimin që më bënë, ishte shumë i mirë”.

Në këtë moment ndërhyn Suzana duke e pyetur Artenisën nëse i kishte bërë shërbim ekstra apo të veçantë për kafen që i kishte lënë teksa prezantuesja pohon se e bëri për kënaqësi. Jo vetëm kaq, ajo mbante në kapakun e telefonit një 10 mijë lekësh për çdo rast emergjent. Me shaka Ermali tregoi këtë detaj në ekran duke shkaktuar shumë të qeshura.

Psikologia Paula Kamberaj theksoi se kjo është një sjellje e mësuar nga të afërmit, familjarët apo njerëzit që kemi marrëdhënie.

“Kjo është një sjellje e mësuar nga shoqëria. Ne japim ryshfet kur gjendemi shumë ngushtë dhe na cënohet diçka e jona, duke u kthyer në përqasje”./abcnews.al