“Mos ma bëni pis këngën”, Klotilda Harka: Përplasje me babain e Elsës dhe kompozitorit

schedule18:21 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 18:21 - 22 Dhjetor, 2022

Sot në ‘Abc e Pasdites’ u fol mbi Festivalin e Këngës në RTSH dhe diskutimet që ka sjellë në këto ditë të “nxehta” të konkurimit. Të ftuarit e Ermal Peçit, gazetarët Klotilda Harka, Albana Ruçi dhe Konstandin Feshti shprehën opinionet e tyre mbi fituesit. Harka shprehu se ka dëgjuar që të dyja çmimet e para mund t’i marrë Elsa Lila, duke thënë se ndarja e çmimit të parë nga kënga që shkon në Eurovizion e zbeh rëndësinë e festivalit.

Tre emra diskutohen për fitoren; Elsa Lila, Fifi, Albina Kelmendi dhe familja. Secili nga gazetarët shprehën pëlqimin e tyre, por diskutimi devijoj në çëshjen; a ka rëndësi e shkuara e artistit për pozicionin që merr në kompeticion? Feshti shprehu:

“Mua më duket sikur Elsa po u thotë njerëzve kujtoni pak kush jam unë dhe çfarë ju kam dhënë. Problemi që bëjmë është se diskutojmë Elsa Lilën si emër. Nuk është e drejtë, t’i hiqet e drejta për një fitore të merituar. Juria mund të vihet në vështirësi, por nuk duhet të bjerë pre e idesë që nuk duhet t’ja japim çmimin që të pastroj imazhin, ja dhamë për mëshirë.”

Ndërkohë një tjetër moment i “nxehtë” ishte dhe reagimi i kompozitorit të këngës “Pyes Lotin” Valentin Veizi, një këngë kjo e kënduar nga Elsa Lila në natën e dueteve me Capital T. Veizi shprehu se nuk kanë kontaktuar me të për ndryshimin e këngës.

“Çuditem se si nuk e kanë kontaktuar, në të kundërt qenkan të vërteta ato thashethemet që kanë qarkulluar ndër vite. Marrëdhënia e tyre është prishur pas dy fitoreve të Elsës, më tepër me babain e Elsës që ka qenë menaxheri i saj në ato kohë dhe Valentin Veizi. Mos të flasim për drejtuesit e Festivalit.” – zbuloi Harka.

Nga ana tjetër gazetarja Albana Ruçi e dënoi veprimin, duke shprehur se kompozitori Veizi ka gjithë të drejtën juridike të këngës “Pyes Lotin” dhe mohimi i autorësisë është një akt i rëndë, por njëkohësisht e kuptoi risjelljen e kësaj kënge për një audiencë më të re në moshë. /abcnews.al