“Më ndalet fryma!” Nga Kosova, familja Kelmendi drejt Eurosong?

schedule18:30 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 18:30 - 15 Dhjetor, 2022

Në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuara Albana dhe Albina Kelmendi. Ato treguan marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë, por dhe si dy këngëtare kur janë në skenë apo projekte muzikore. Në fakt të gjithë pjesëtarët e familjes Kelmendi merren drejtpërdrejtë me muzikë, aq sa kanë krijuar edhe bandën “The Family Band”.

Kjo bandë do të jetë konkurruese në Festivalin e RTSH. Por a e synojnë ata rrugën drejt Eurovizionit? Ata thanë për Abc e Pasdites se festivalin gjithmonë e kanë ndjekur me shumë kërshëri dhe këtë vit që janë konkurrentë kanë ardhur të bëjnë më të mirën. Madje edhe të dalin fitues.

“Po tregojmë që ne për të fituar kena ardh, nuk njohim sfida. Ne kemi ardh 6 anëtarë të familjes”, tha Albina me shaka.

Këtë vit në garë është edhe këngëtarja Elsa Lila, dikur mentorja e saj në “The Voice Albania”. “Ishte pa plan”, tha Albina.

Po si i kanë parë emrat e tjerë? “Kur ka emra të mëdhenj edhe sfidat janë pak ma dinamike”, tha Albana.

“Festivalet janë forta, ka emra të rëndësishëm të skenës, e kemi ditur para se të jemi zyrtarisht në garë. Nuk e kemi parë shumë sfiduese”, shtoi Albina.

Martesa e Albina Kelmendit gjithashtu tërhoqi vëmendjen e medias në Kosovë dhe Shqipëri. Tani pas martesës si janë ndjesitë si për Albinën por dhe mami Albanën?! Teksa rishikoi edhe njëherë klipin e dasmës, Albina tha se ajo natë ishte dukur shumë e shkurtër, ndonëse e kanë shijuar pa komplekse.

Nga ana tjetër Albana tha se janë përgatitur në kohë shumë të shkurtër gati 3 javë sepse kanë qenë të angazhuar gjatë verës. Vetëm për fustani e ka lodhur pak më shumë mamin e motrat tregoi Albina. A do të ketë një bebe së shpejti nga çifti Valon-Albina?  Kjo është diçka që vjen me kohën u përgjigjën të dyja.

Teksa kaluam tek rubrika “1 jetë 5 këngë”, kënga “Suus” e Rona Nishliut, të dyja u përlotën sepse i ktheu pas në kohë kur Albina ishte konkurrente e “The Voice”.

“Unë kur e dëgjoj ‘Suus’ fillon më ndalet fryma se kjo a e gjatë me mbajt, është shumë sfiduese. Këtë e di vetëm Rona Nishliu si ka arrit më këndu”. /abcnews.al