Presidenti Serb Vuçiç kërcënon pas deklaratës së Izetbegoviç

schedule14:21 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:21 - 14 Nëntor, 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, reagoi ashpër pas deklaratës së anëtarit musliman të presidencës së Bosnjes Izetbegovic, se vendi i tij duhet të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Vucic u shpreh se disa mendojnë se Serbia nuk është përulur dhe poshtëruar sa duhet dhe vetëm nëse vijon të poshtërohet do të jetë një vend i mirë. Kreu i shtetit serb shtoi se intervista e IZetbegovic komplikon shumë gjëra në rajon dhe do të ketë pasoja afatgjata politike dhe ligjore. Duke iu drejtuar Bosnjes Vucic theksoi se shumë gjëra kanë ndryshuar pas fjalëve të Izetbegovic dhe përgjigja serbe do të jetë shumë e shpejtë./abcnews.al