Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenca e Kosovës: Ekipi menaxhues dorëzoi një draftstatut të ngjashëm me statutin e Vojvodinës

schedule14:35 - 3 Maj, 2023

schedule 14:35 - 3 Maj, 2023

PRISHTINË- Ekipi Menaxhues propozoi një draft-statut për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, të ngjashëm me statutin e Vajvodinës. Kështu u shpreh shefi i stafit të presidentes së Kosovës, me një shënim në rrjetin social “Twitter”.

Blerim Vela postoi edhe faqe nga draf-statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues dhe faqe të statutit të Vojvodinës, si shenjë krahasimi mes tyre.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela,i cili shton se ky draft nuk do të pranohet.

Po ashtu edhe kryeministrti, Albin Kurti e bëri të qartë dje në Bruksel se ky draft-statut bie ndesh me Kushtetutën e vendit dhe si rrjedhojë, nuk do të pranohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!