Premier dëshira e madhe dhe qëndrimi te Barça, agjenti i Coutinho flet hapur

schedule17:36 - 14 Gusht, 2020

schedule 17:36 - 14 Gusht, 2020

E ardhmja e Philippe Coutinho është në udhëkryq. Brazilianit i përfundon huazimi me Bayern Munchen dhe sapo të mbyllet ky sezon në Champions do të kthehet te Barcelona. Për momentin dhe për pak ditë, pasi katalanasit nuk e kanë në plane dhe po presin ofertën e duhur për ta shitur.

Interesimi nga Premier League nuk mungon, 28-vjeçarit i pëlqen të rikthehet në ishull, teksa agjenti i tij, Kia Joorabchian, shpjegon për talkSport se pse lojtari ofensiv mund të qëndrojë te Barcelona. “Coutinho është i përqendruar te Champions League dhe dëshiron ta fitojë me Bayern Munchen.

Sapo të përfundojë ky kompeticion, do të rikthehet te Barcelona dhe do të bisedojmë me drejtuesit rreth së ardhmes. Philippe e adhuron Premier League dhe i pëlqen të rikthehet në Angli, por pandemia ka vështirësuar gjithçka.

Ai është një lojtar që kushton dhe e shoh të vështirë që klubet e Premier të shpenzojnë aq sa kërkon Barcelona. Kjo është arsyeja pse mund të qëndrojë te skuadra katalanase në sezonin e ardhshëm“, deklaron agjenti i brazilianit. /abcnews.al