Post tërmeti, banorët tregojnë si jetojnë në konteinerë

schedule10:42 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 10:42 - 10 Dhjetor, 2019

Në Manëz janë strehuar në çadra familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkohë disa familje janë të strehuara në kontenier. Banorët tregojnë se situata është e vështirë. Ata janë zhvendosur nga çadra në kontenier në oborron e shkollës 9-vjeçare në Manëz.

Një nga banorët tregon për gazetarin Maksi Rama se banesa e tij është shpallur e pabanueshme.

“Prej ditësh jemi zhvendosur në këto ambiente, nuk po kërkojmë kushte luksoze por të paktën të na plotësohen ato më emergjente, bashkëshortja është detyruar të flejë në tokë”, shprehet një nga banorët.

Rreth 50 familja të cilat janë strehuar në kontenier nuk kanë marrë ende një përgjigje nëse do bëhet një levizje për të strehuar ne apartamente apo hotele.

Në një kontenier janë strehuar katër familje, ata tregojnë se jetesa bëhet e vështirë sa i përket edhe higjenës.

/abcnews.al