Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portugalia mund 2-1 Kroacinë/ Hallaçi: Kroacia donte dominimin e mesfushës. Gazetari: Modric realizoi pasimet më të sakta

schedule20:27 - 3 Korrik, 2026

schedule 20:27 - 3 Korrik, 2026

Portugalia mundi 2-1 Kroacinë në raundin e dytë të Botërorit, dhe siguroi një derbi iberik ndaj Spanjës, ndërsa është mes 16 ekipeve më të mira në turne.
Po ashtu, CR7 fitoi duelin me legjendën tjetër të vjetër, Luka Modriç, të Kroacisë, e përballë ishin dy prej futbollistëve më të mirë të epokës sonë, dhe ndër më të mirët e të gjitha kohëve.

Analisti Rrahman Hallaçi ka vlerësuar se çdo skuadër po e ka të vështirë të imponojë lojën e saj, ndërsa Portugalia ka ditur t’ua dërgojë topin në momentin e duhur lojtarëve kryesorë, duke e qarkulluar atë me shumë mençuri.

Duke analizuar edhe paraqitjen e Kroacisë, Hallaçi u shpreh se kroatët synuan të dominonin mesfushën, por nuk arritën të ishin superiorë ndaj Portugalisë në këtë repart.



“Fantazia dhe shpërndarja e lojës ka qenë mjaft e mirë. Franca është pak më lart se të tjerat, ndërsa të tjerat po vuajnë. Çdo skuadër po e ka të vështirë.
Portugalia ia dërgoi topin në momentin e duhur lojtarëve kryesorë. E kanë dhënë topin me mjaft mençuri. Kroacia donte të dominonte mesfushën, por nuk ishte mbi Portugalinë me mesfushorët.”

Gazetari Neritan Prifti ka analizuar paraqitjen e Luka Modrić, duke theksuar se statistikat rrëzojnë perceptimin e krijuar gjatë ndeshjes dhe tregojnë një tjetër realitet.

Sipas Priftit, numrat flasin qartë në favor të mesfushorit kroat. Ai theksoi se Modrić realizoi pesë bllokime, ndërpreu pesë aksione dhe katër herë ndali Vitinhon, i cili nuk arriti të gjuante asnjëherë në portë.

“Numrat flasin diçka tjetër. Statistikat e Luka Modrić tregojnë se ai bëri pesë bllokime, ndërpreu pesë aksione dhe katër herë ndali Vitinhon, i cili nuk gjuajti asnjëherë në portë. Pasimet e sakta i kishte më shumë Modrić, dhe kjo tregon superioritetin mes palëve në repartin e mesfushës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!