Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka publikuar videon e jashtëzakonshme të politikanit pro-rus, Viktor Medvedchuk, i cili i ka bërë thirrje presidentit rus që të shkëmbehet me banorët e Mariupolit.
Duke iu drejtuar Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ai tha banorët në qytet ishin të bllokuar dhe nuk kishin akses në korridoret humanitare. Mariupol ka qenë vendi më i prekur që nga fillimi i pushtimit rus. Deri më tani besohet se janë vrarë rreth 21,000 civilë.
https://www.facebook.com/watch/?v=519748482927290
Gjithashtu edhe dy ushtarë britanikë, të cilët janë shfaqur në televizionin shtetëror rus kanë kërkuar që të shkëmbehen me politikanin pro-rus. Politikani ukrainas pro-rus u arrestua nga agjentët e sigurimit të martën, në tentativë e sipër për tu larguar në Rusi.
Ai kishte qenë nën arrest shtëpie nën dyshime për tradhti, por u arratis në momentin e nisjes së luftës në fund të shkurtit. Viktor Medvedchuk është një biznesmen shumë i pasur me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
/abcnews.al


