Policia “shpëton” Di Marian, frikë për argjentinasin

schedule23:15 - 6 Tetor, 2022

schedule 23:15 - 6 Tetor, 2022

E  bujshme e raportuar nga La Repubblica. Një grup kriminelësh u përpoqën të hynin në shtëpinë e Di Marias, por për fat të mirë ndërhyrja e Policisë e pengoi kërcënimin. Pas mbrëmjes madhështore të mbrëmshme, me fitoren e Juventusit dhe çmimin MVP të ndeshjes, playmaker-i argjentinas përjetoi momente që nuk ishin aspak të lumtura, shkruan abcnews.al.

Vila e Di Marias, e vendosur në Corso Quintino Sella, u sulmua por fatmirësisht shërbimi i alarmit arriti të shmangë skenarët më të këqij. Hajdutët kishin hyrë në kopsht pasi kishin kaluar rrethojat, para se ndërhyrja e Policisë të mundi t’i bllokonte dhe t’i pengonte të largoheshin me plaçkën. Tani patrullat po përpiqen të kuptojnë se sa hajdutë kishte.

Disa dëshmitarë kanë qenë edhe dëshmitarë të arrestimit të ndodhur në rrugë, duke thënë se janë paralajmëruar për britma dhe më pas edhe për zhurma të ngjashme me të shtënat. Një zonë ku jeton Di Maria, e cila nuk është e re për episode të këtij lloji: vetëm pak ditë më parë iu vodh një Rolex sipërmarrësit Alessandro Gilardi. /G.D abcnews.al/