Policia merr masa ekstreme ndaj pijanecëve në timon: Gjobat e majme që parashikon Kodi Rrugor

11:27 | 27/02/202011:270

Policia synon të rrisë ndjeshëm gjobat për shoferët që drejtojnë makinën nën efektin e pijeve alkoolike, si një ndër shkaqet kryesor të aksidenteve në vend.

Kështu, sipas ndryshimeve të propozuara, tashmë gjoba do të vendoset në varësi të sasisë së alkoolit të konstatuar në gjak, ku maksimalja shkon deri në heqje të patentës deri në 2 vjet, shoqëruar edhe me 20-40 mijë lekë penalitet.

Gjoba
Në çdo rast, kur drejtuesi i makinës kapet me nivele më të larta alkooli në gjak nga kufiri i lejuar nga ora 19:00-06:00 atij do t’i vendoset një gjobë 30 për qind më e lartë.

Gjoba për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit ishte nga 5 deri në 15 mijë lekë. Tani, nëse kapet me alkool nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l i hiqet leja nga 3 deri në 6 muaj si edhe vendoset gjobë nga 10 deri në 20 mijë lekë.

Nëse sasia e alkoolit është nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l i hiqet patenta nga 1 deri në 2 vjet dhe vendoset gjobë nga 20 deri 40 mijë lekë.

Nëse kapet me më shumë se 1.5 g/l alkool në gjak, i hiqen të gjitha pikët.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono