Policia greke kishte informacion, e ndaloi dhe zbuloi lëndën e ndaluar në makinën e shqiptarit

schedule14:28 - 7 Tetor, 2020

schedule 14:28 - 7 Tetor, 2020

Policia greke arrestoi një të ri me origjinë nga Shqipëria, i cili ishte duke transportuar 30 kilogram lëndë narkotike të tipit kanabis sativa.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë kontrollit, krahas drogës atij iu kap edhe një pistoletë pa leje e tipit “Zastava” dhe 7 fishekë.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Igumenicës, ndërsa raportohet se droga ishte ndarë në 14 pako dhe e vendosur në dy çanta të mëdha.

Policia i sekuestroi edhe dy telefonë, me anë të së cilëve mund të bëhet e mundur identifikimi i personave që do të merrnin lëndën narkotike. /abcnews.al