Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Policia greke jep alarmin: Një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë

schedule16:38 - 19 Gusht, 2020

schedule 16:38 - 19 Gusht, 2020

Policia greke ka dhënë alarmin për një 27-vjeçare shqiptare e cila është zhdukur pa lënë gjurmë.

Mësohet se 27-vjeçarja Antonia Nikolla nga Profit Ilia të Iraklios në Kretë ka patur kontaktin e fundit më bashkëshortin e saj.

Për herë të fundit ajo ka folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht.



Që pas asaj telefonate nuk  dihet më asgjë për të. Familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani.

Sakaq autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve por dhe të atyre që mund të kenë dijeni apo mund të kenë parë të renë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!