Policia arreston të miturin në Prishtinë, vodhi 15 çokollata

schedule10:05 - 17 Shtator, 2021

schedule 10:05 - 17 Shtator, 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi kishte vjedhur 15 çokollata në një market. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e çokollatave të vjedhura ishte 50 euro.

“Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.  I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.