‘Po mendoj ku të fle sonte’! Olsi kapet mat nga Ermali dhe e dashura, ja kurthi që i ngritën

schedule18:48 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:48 - 25 Nëntor, 2020

Artisti Olsi Bylyku këtë të mërkurë ishte i pranishëm në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku bisedoi për projektet e tij të fundit, por u ndal edhe tek mardhënia e tij me Eglin.

Një zarf konfidencial mbërriti në redaksinë e programit të pasdites, i cili do të ishte surprizë për aktorin. E dashura e tij, Egli, iu përgjigj disa pyetjeve të realizuara para programit, në mënyrë që të ballafaqohej me përgjigjet që Olsi do të jepte ne program live.

Në një mori pyetjesh të bëra nga Ermali, aktori mbeti ne disa momente me përgjigje të gabuara, por momenti më humoristik ishte kur Olsit nuk i kujtohej kënga me të cilën identifikohet lidhja e tij e dashurisë.

Kënga qe ndoshta mund te identifikohet edhe me lidhjen tuaj te dashurise? Ishte kjo pyetja e drejtuar nga Ermali, ndërsa i thekson se nëse nuk e gjen duhet të mos shkoj në shtëpi.

Ndërkohë që Egli i është përgjigjur Ermalit: “Justin Timberlake-Mirrors”, Olsi nuk arriti ta gjente tha se “Tashi jam duke menduar kë shok kam që mund të flej sonte”.

Por për çfarë e kritikon më së shumti e dashura Olsin dhe bëjnë debat? Të dy ishin në të njëjtën pregjigje “rrëmujën dhe mospërqëndrimin e tij kur ajo i flet”.

Por çfarë ka ndryshuar pas kaq shumë kohësh në marrëdhënien e tyre?  Cili është më i vëmendshem në like-t në rrjetet sociale?

“Më parë ai mua, tani janë ndërruar rolet se i arriti ato që donte ”, tha Egli, ndërsa Olsi u përgjigj: “Ajo”.