Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po mbeti gjë nga mësuesit”, të moshuarit në Fier sorollaten për vaksinën: Nuk ka doza

schedule18:24 - 27 Mars, 2021

schedule 18:24 - 27 Mars, 2021

Nga Valbona Davidhi

Mjekët e familjes vazhdojnë të dërgojnë të moshuarit për t’u vaksinuar edhe pse nuk është radha e tyre.



Krahas vaksinimit të mësuesve në Fier në qendrat përkatëse po bëhet e vaksinimi i të moshuarve. Po këta të fundit po sorollaten sërish sepse janë në pritje të refuzimit të vaksinave nga mësuesit.

Pra të moshuarit kryejnë vaksinë vetëm nëse mbetet ndonjë dozë ditore e planifikuar pa u bërë nga arsimtarët. Kjo ka ndodhur dhe me mikun e këtij të moshuari. “Pardje erdhi një shoku im. E bëri vaksinën”. Po s’ka pasur të njëjtin fat dhe ai pasi prej dy ditësh nuk kanë mbetur asnjë vaksinë për të.

“Më nisi mjeku i familjes. Erdha e dje dhe sot po nuk ka”. Vaksinimi i te moshuarve ne Fier po bëhet me Pfizer dhe AstraZeneca. Deri tani janë vaksinuar 764 të moshuar. Fieri vazhdon të jetë i dyti pas kryeqytetit për numrin e lartë të të prekurve  me covid dhe fataliteteve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!