Po i jepte kokainën të dënuarit shqiptar në burg, arrestohet avokati i njohur

schedule19:33 - 25 Shkurt, 2021

schedule 19:33 - 25 Shkurt, 2021

Një avokat i njohur italian është arrestuar në zonën e Breshias. Gianni Ferriero nga Treviglio të martën ndërkohë që ishte prej kohësh nën hetim.

Ai u arrestua ndërsa po i jepte kokainë  një të dënuari shqiptar në burg.

Arrestimi ndodhi gjatë shtrëngimit të duarve,  kur avokati i dorëzoi klientit të tij gjysmë grami kokainë në burgun e Bergamos.

Sipas hetimeve, avokati dyshohej për futjen e paligjshme në burg të drogërave dhe pajisjeve celulare në burg për të dënuarit.

Avokati 46 vjeçar, që mban edhe një post honorifik si zëvendësprokuror nderi në Breshia, kishte kohë që mbahej në kontroll nga Guardia Di Finanza e Breshias në koordinim me Prokurorinë e Bergamos, në bazë të një hetimi të nisur për futje të drogërave dhe telefonëve celularë në burgjet e Bergamos.

Vëmendja e hetuesve u përqendrua në intervistat mbrojtëse të avokatit me klientët e tij në burg.

Një kontroll tjetër në makinën e avokatit të njohur zbuloi edhe një sasi tjetër prej hashashi dhe marijuana si edhe 8 gramë kokainë. /abcnews.al