Po ecte në anë të rrugës, makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier

schedule22:40 - 5 Korrik, 2020

schedule 22:40 - 5 Korrik, 2020

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 64 vjeçar.

Ky i fundit ka qenë duke ecur në anë të rrugës, ndërsa përplasja rezultoi fatale për jetën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan,  ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. Blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, një 25-vjeçar me iniciale  K. F. dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al