Plot surpriza, Dua Lipa sjell koncertin virtual “Studio 2054” në fund të nëntorit

schedule13:31 - 2 Nëntor, 2020

schedule 13:31 - 2 Nëntor, 2020

Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë në koncertin virtual me titull “Studio 2054”, i cili do të transmetohet live më 27 nëntor të këtij viti.

Ajo do të interpretojë live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.

“Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim dhe shumëçka tjetër. Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, balerinë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë. l.k/abcnews.al