Pushuesit përgjatë këtij sezoni veror do të kenë në dispozicion 3 kategori plazhesh. Bashkite kane marre masa per Plazhe publike të menaxhuara prej tyre, ne te cilat do te kete tarifa per shkak te mirëmbajtjes, te cilat ndryshojne sipas zonave. Nje kategori tjeter jane plazhet publike pa pagesë, ku qytetarët mund të vendosin vete çadrat dhe shezlongët e tyre si dhe plazhet private te menaxhuara nga hotelete dhe resortet
Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, sqaroi se tarifat aplikohen vetëm në plazhet publike të menaxhuara nga bashkitë, të cilat ofrojnë shërbime si pastrimi, mirëmbajtja e vijës bregdetare, si edhe vendosja e shezlongëve dhe çadrave
“Numri i vizitorëve në vendin tonë është në nivele rekorde që nuk i kemi parë më parë. Kemi një risi të rëndësishme sivjet, përsa i takon menaxhimit të stacioneve të plazheve, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator në treg përsa i takon çmimeve dhe tarifave. Dhe duke shtuar një tipologji të re që është tipologjia e plazheve publike të menaxhuara nga njësitë e vetë-qeverisjes vendore. Krahas plazhit të virgjër, kemi edhe tipologjinë e plazheve, që disa bashki i kanë vendosur të gjitha shërbimet, edhe çadra, edhe shezlonge, apo dushe, i cili në disa prej bashkive është tarifuar në 700 lekë apo 1000 lekë. Kjo në varësi të plazheve”
Kur shkojmë drejt jugut, drejt Ksamilit, natyrisht që kostot e mirëmbajtjes së këtyre plazheve, apo kostot që janë jashtë periudhës jashtë sezonit, për të mbajtur rërën, për të ruajtur plazhet nga erozioni, nga ndikimi i detit gjatë dimrit.”
Ministri I turzimit tha se zonat e menaxhuara nga bashkite mbulohen me vrojtues plazhi, ndërsa në segmentet e paadministruara duhet të ketë sinjalistikë të qartë paralajmëruese. Ai apeloi për kujdes të shtuar, veçanërisht nga prindërit dhe personat që shoqërojnë të miturit gjatë pushimeve në plazh



