Plas arma mes dhëndrit dhe vjehrrit, raportohet për një të plagosur

schedule21:23 - 12 Maj, 2021

schedule 21:23 - 12 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Prishtinë  ku i plagosur ka mbetur një person.

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në një lokal në kryeqytetin e Kosovës ka pasur një sherr mes një familje, konkretisht dhëndëri dhe miku ku ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia e Kosovës kanë konfirmuar se plagosja ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti. E.L/abcnews.al/