Plagosja në piceri/ Ngjarja dyshohet aksidentale, i mituri dhe autori ishin ulur në tavolinë

schedule12:24 - 2 Qershor, 2025

schedule 12:24 - 2 Qershor, 2025

Sipas burimeve nga policia, ngjarja në picerinë në zonën “Ali Demi”, ka ndodhur aksidentalisht pasi 21 vjeçari ka nxjerr armën atipike e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar dhe ka shkrepur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur 15vjeçarin në qafë dhe pak në kokë.

15-vjeçari kishte disa dite që ishte punësuar në piceri.

Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjeçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Ajo u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit, ndërkohë u zbulua se kanë qenë ulur së bashku në tavolinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!