Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Plagosje në Poliklinikën e Shkodrës / Një adoleshent plagosi me thikë një 32-vjeçar, në pranga u vu edhe babai i tij

schedule20:15 - 16 Korrik, 2026

schedule 20:15 - 16 Korrik, 2026

Ky është momenti kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës.

Pas ngjarjes, Policia arrestoi Arvin Fregjajn, si dhe babain e tij, Agron Mehmetaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armës së ftohtë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërsa Agron Mehmetaj akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe konflikti nisi për motive të dobëta, të lidhura me radhën e pritjes në poliklinikë.

Pas plagosjes së 32-vjeçarit vëllai i tij Arben Këpeca mori një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe u nis për të vrarë autorin e ngajres por u ndalua menjëherë nga forcat e policisë.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë. Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin luftarak në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!