Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagoset me thikë i riu në Fushë Krujë

schedule21:57 - 13 Korrik, 2026

schedule 21:57 - 13 Korrik, 2026

Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë, i riu, banor i kësaj zone, ka mbetur i plagosur nga një tjetër person, po banor i të njëjtës lagje.

22-vjeçari ka marrë plagë me thikë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.



Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!