Plagosën 30-vjeçarin në Vlorë, identifikohen autorët

schedule09:19 - 17 Maj, 2018

schedule 09:19 - 17 Maj, 2018

Policia e Vlorës ka identifikuar tre autorët e atentatit ditën e mërkurë në Vlorë.  Njëri nga autorët është N.Ç.,(T)., 34 vjeç, nga Tirana, kurse dy të tjerët janë G.GJ., 28 vjeç dhe M.A., 25 vjeç, nga Vlora.

Në të njëjtën kohë, policia ka vënë në arrest edhe shënjestrën e atentatit, i cili mbeti i plagosur, kur u qëllua me pistoletë, ndërsa po pinte kafe në qendër të Vlorës.

Eraldo Lazaj, i cili përdorte edhe identitet të dytë Roland Danaj, 30 vjeç, ndodhet në spitalin e qyteti, por policia zbuloi në makinat e tij 200 fara kanabis. Nga hetimet e deritanshme dyshohet se atentati ka ndodhur për prishje të pazarve të drogës./abcnews.al