Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pikëllohen te Manchester City, humb jetën kampioni rekordmen

schedule13:20 - 26 Maj, 2020

schedule 13:20 - 26 Maj, 2020

Glyn Pardoe ka humbur jetën në moshën 73-vjeçare. Ish-mbrojtësi i Manchester City ka pikëlluar tifozët e “Qytetarëve” ditën e sotme. Vetëm klubi i Premier League e ka njoftuar diçka të tillë. Pardoe ka fituar edhe titullin kampion me City, në vitin 1968.

Ai nuk ndryshoi asnjëherë skuadër, duke u aktivizuar me City në periudhën 1962-1976. Pardoe ishte protagonist në finalen e Kupës së Ligës, në vitin 1970, duke shënuar goli që i dha trofeun skuadrës së tij.

“Të gjithë te City jemi të trishtuar prej lajmit se Glyn Pardoe humbi jetën. Mendimet tona mbeten te miqtë dhe familjarët e tij, në një moment të vështirë si ky”, shkruan Manchester City. Pardoe e ka të shkruar emrin e tij në historinë e City.



Ai është akoma lojtari më i ri debutues, pasi zbriti në fushë kundër Birmingham në prill të vitit 1962, në moshën 15 vjeç e 341 ditë. Ai numëron 380 ndeshje me City, ndërkohë që City është një çështje familjare për të, pasi pjesë e skuadrës angleze është edhe nipi i tij, Tommy Doyle, 18-vjeçari që ka debutuar edhe me ekipin e parë të City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!