Pezullohet mësimi të premten

schedule18:31 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:31 - 30 Nëntor, 2017

Në asnjë prej kopshteve, shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme në vend, të premten nuk do të zhvillohet mësim. Shkak është bërë përkeqësimi i motit. Ministria e Arsimit njofton se ka vendosur të pezullojë procesin mësimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar pas informacioneve të marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut. Mësimi që duhet të zhvillohej me datë një dhjetor, sipas Ministrisë së Arsimit, do të zëvendësohet një ditë tjetër. Gjithashtu, Ministria e Arsimit thotë se ka sugjeruar edhe mbylljen e çerdheve, por ky është një vendim që i përket pushtetit vendor. Bashkia e Tiranës konfirmon se çerdhet e kryeqytetit do të jenë të mbyllura.