Përplasjet me palestinezët, Netanyah falenderon Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për mbështetjen

schedule14:13 - 16 Maj, 2021

schedule 14:13 - 16 Maj, 2021

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar shtet që kanë dalë hapur në mbështetje të shtetit që ai drejton në përplasjet e fundit me palestinezët.

Në një postim në Twitter, duke radhitur flamurët e shteteve SHBA, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjermani etj, Netanyahu i falenderon për mbështetjen që ata kanë drëguar në atë që ai e cilëson si e “drejta jonë për t’u mbrojtur kundër sulmeve terroriste.”

Mes flamujve mungon ai i Kosovës, Ministria e Jashtme e së cilës doli në krah të Izraelit vetëm disa orë më parë. sb/abcnews.al/