“Përplasja për gjendjen e jashtëzakonshme, shkak për rënien e qeverisë”, gazetari Panduri: Situata është mirëmenaxhuar

schedule17:34 - 9 Prill, 2020

schedule 17:34 - 9 Prill, 2020

Gazetari Ermal Panduri nga Kosova në një interviste për Abc News ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Kosova si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Në një bisedë me Endri Xhafon ai është shprehur se fatmirësisht në Kosovë duket se situata është me menaxhuar mirë duke bërë që deri më tani në Kosovë të jenë të infektuar 224 persona dhe kanë humbur jetën 7 persona.

Gazetari Panduri ndër të tjera ka theksuar se përplasjet e presidentit me qeverinë Kurti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte dhe shkaku i rënies së qeverisë në Kosovë.

Pjesë nga intervista:

Situatën në kosovë duke ju referuar të dhënave të fundit, si është menaxhuar?

Në Kosovë është një bindje që situata është menaxhuar mirë duke pasur parasysh dy rastet e para një në Klinë një vajzë italiane dhe një i moshuar nga Vitia i ardhur nga italia 13 mars ishte dhe data që shënoi të prekurit e parë. 224 të prekur, 37 të shëruar por situata duket e rënduar te dy pacientë të cilët janë në gjendje të intubuar, 7 janë viktima.

Si paraqitet situata në burimet njerëzore në personelin mjeksor në Shqipëri kemi historin ë ekatër skenarëve ku për momentin vetëm dy spitale presin pacientë për momentin janë të përballueshëm, si jeni me skenaret në Kosovë?

Janë më pak se 60 pacientë të shtruar dhe nga 224 rastet e prekurit 188 raste aktive me koronavirus dhe nga këto raste janë më pak se 60 në trajtim në klinikë. Në Kosovë ka më shumë kapacitet për të përballuar shumica e ankesave që vjen nga opozita është bërja e testeve.

Si jeni me lëvizjen qeveria te ne po e liron me pikatore dhe ende nuk është efektive kjo do të çojë dhe në ndryshimin e kodit penal, si jeni në këtë pikë ju

Qeveria ka marrë disa vendime duke e bazuar situatën emergjente që ka pasur dhe ndërlikime politike në momentin që presidenti kërkonte gjendjen e jashtëzakonshme që është dhe shkaku kryesor i rënies së qeverisë në Kosovë, pasi ministri i Brendshëm përkrahte idenë e lëvizjes së madhe ndërsa qeveria lejoji lëvizjen e qytetarëve nga ora 7 deri në 17:00. Vendosja e lëvizshmërisë është bërë me ligj nga kuvendi dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e qeverive në rajon konsiston në penalizim të lëvizjes, por ju nuk jeni të ndaluar. Ku qëndron puna e qeverisë Kurt, që qytetarët janë shprehur pozitivë?

Është interesante se si është menaxhuar situata, qeveria në fillim ka ndaluar mësim në momentin kur në Shqipëri akoma nuk ishin ndaluar, edhe pse nuk kishte asnjë rast shkollat u ndaluan, pjesmarrje aktive të gjithë personelit mjeksor dhe ministrisë së Shëndetsisë në një fushatë sensibilizuese. Kurti ka qenë i fokusuar në menaxhimin e moslejimit të përhpajes së Covid 19. Qeveria Kurti nga masat e marra në fillim duke ndaluar mësimin nëpër shkolla dhe duke mbyllur lokalet ndikuan në mospërhapjen e koronavirusit. Masa e ndalimit të qarkullimit nga ora 07 e mëngjesit deri në 17:00 është masë e dytë pasi më parë e kishim më të kufizuar. Ajo që ndodhi ishte se nga ora 16:00 derinë 20:00 dilnin të gjithë ndaj dhe u ndryshua masa.

Ky popullaritet që ka qeveria për mënyrën se si po menaxhon do të luajë në favor të Vetëvendosjes nëse vendi shkon në zgjehdje të parakohshme dhe sa ekziston ky propabilitet në krizën politike që keni?

Është jnjë sekret publik që ka një marrëveshje për qeverinë e ardhshme mbi 80 % e deputeteve të kuvendit të Kosovës janë të mendimit se nuk duhet të ketë zgjedhje përderisa nuk ka humbur legjitimiteti i kuvendit, pasi në Kosovë zgjehdjet nuk bëhen për qeveri por për Kuvend.

Histori e qeverisjes mes LDK dhe partive të tjera?

Kjo duhet ta kemi parasysh, por burime thonë se ka një marrëveshje paraprake mes AAK-së, Nismes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të thotë se do të shkojë në 67 dhe nëse do të kemi parasysh dhe 3 deputetet që ishin kundër mocionin shkon në 64 numri i deputeteve. Prej një jave presidenti i vendit i ka kërkuar Kurtit që të dërgojë një emër tjetër ose emrin e tij për shumicën në parlament./abcnews.al