Ditë më parë u publikua në rrjetet sociale video e një përkrahësi të Lëvizjes Vetëvendosje i cili duke bërë fushatë nëpërmjet një video live në rrjetet sociale përplasi me makinë një qen endacak në rrugë.
Pasi ajo video u bë virale e u kritikua shumë, personi në fjalë ka bërë edhe një video tjetër ku ka shpërthyer në ofendime, transmeton Gazeta Express.
Ai i ka quajtur mbështetësit e PDK-së me termin “zagarë” dhe ka thënë se qeni që e ka përplasur ka qenë “i PDK-së”. /mv.abcnews.al


