Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy makina në Lezhë, 3 persona përfundojnë në spital

schedule15:18 - 16 Maj, 2022

schedule 15:18 - 16 Maj, 2022

Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Rrilë në Lezhë.

Dy makina janë përplasur pranë fabrikës së miellit në zonë.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesit e të dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit automjet.



Abcnews.al mëson se të lënduarit janë transportuat në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.

Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!