Përplasen dy makina në Levan-Fier, vdes gruaja shtatzënë

schedule11:43 - 21 Gusht, 2018

schedule 11:43 - 21 Gusht, 2018

Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Levan – Fier, ku një grua shtatzënë humbi jetën. Në gjendje të rëndë është dhe një fëmijë, kurse të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Një grua shtatzënë humbi jetën dhe pesë persona të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në aksin Levan-Fier. Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së një audi me një benz.

Në të dyja makinat udhëtonin familje, dhe në njërën prej tyre ndodhej dhe 27 vjeçarja Majlinda Troka, shtatzënë në muajin e gjashtë. Përveç gruas shtatzëne, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital, në makinë me të qenë dhe një fëmijë, i cili u plagos rëndë.

Mjeti me të cilin udhëtonte Majlinda, një “Audi” drejtohet nga shtetasi Astrit Troka vjehrri i të resë, i cili u përplas me një “Benz”. Nga hetimet paraprake dyshohet që mjeti tip “Benz” që drejtohej nga një person po me mbiemrin Troka, është futur në parakalim.

Burimet thonë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti fatal. Kurse makina tjetër po lëvizte në krah të kundërt.

Të plagosurit e tjerë raportohet të jenë transportuar në spitalin Rajonal të Fierit ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore./abcnews.al