Përplasen dy kamionë, autostrada e Ohajos mbulohet me çokollata dhe karamele

schedule13:44 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 13:44 - 3 Dhjetor, 2023

Një pjesë e autostradës në Ohajo u mbyll të enjten në mëngjes kur një aksident ku përfshiheshin dy kamionë mbuloi rrugën me kuti me çokollatë dhe karamel.

Departamenti i Transportit i Ohajos tha se dy kamionët u përplasën rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes në Interstate 90 në drejtim të perëndimit në Lake County.

Një nga kamionët derdhi ngarkesën e tij me çokollatë dhe karamele në rrugë, duke i shtyrë zyrtarët të drejtonin trafikun jashtë autostradës.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet e Concord Fire u thirrën në vendngjarje për operacionet e pastrimit./abcnews.al