Një aksident është regjistruar këtë të hënë në segmenti e rrugës së Arbrit tek ura e Gjoricës.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrës, ndërsa nuk raportohet për viktima. Rremzi Pupli drejtues i automjetit tip “Fuoristradë” dhe shoferi Mensur Lela janë dërguar në spitalin rajonal Peshkopi për të marrë mjekim mjekësor.
NJOFTIMI
“Bulqizë/ informacion paraprak
Në vendin e quajtur ‘’Ura e re’’ aksi rrugor Shupenzë- Maqellarë janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën e po marrin ndihmë mjekësore në spital dy drejtuesit e mjeteve shtetasit R.P., 63 vjeç; M. L., 58 vjeç, dhe një pasagjere. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.” /abcnews.al/
/abcnews.al/


