Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përpjekja dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare”, Rama në Shpirag: Jemi para testit përfundimtar

schedule14:22 - 22 Gusht, 2023

schedule 14:22 - 22 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shfaqet më Shpirag, atje ku pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte.

Rama shkruan se jemi pranë testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionet të fluksit të gazit e të naftës, deri në sipërfaqen e tokës.

Ai në fund uron fat dhe thotë se përpjekjes dhjetëvjecare po i afrohet ora vendimtare e së vërtetës.



Postimi i Ramës:

?Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë???
Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!