Përndiqte një vajzë të mitur, arrestohet 27-vjeçari në Fier

schedule11:08 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:08 - 4 Dhjetor, 2022

FIER- Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për shkak se akuzohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.

Policia njofton se ndaluan shtetasin A. L., 27 vjeç, banues në Gorishovë, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

/abcnews.al