Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një vajzë, arrestohet “manjaku” 61-vjeçar në Tiranë

schedule11:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 11:22 - 10 Korrik, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar. Arrestimi i D. D., 61 vjeç është bërë nga Komisariati nr.4 në kryeqytet.

61-vjeçari dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

LEXO EDHE: Arrestohen 5 persona në Tiranë, policia jep detajet

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit D. D., 61 vjeç, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase”, njofton policia. /abcnews.al