Përmbytjet në Itali, makinat notojnë në ujë, një çift i zhdukur, shtyhen dhjetëra fluturime

schedule09:42 - 25 Tetor, 2021

schedule 09:42 - 25 Tetor, 2021

ITALI-Dëme të mëdha janë krijuar për shkak të motit të keq që goditi Sicilinë. Stuhia e fortë ka shkaktuar përmbytje në dida zona, makinat janë zhytur nën ujë, ndërsa rrugët janë kthyer në përrenj.

Alarmi i kuq i dhënë nga ekspertët dje është përsëritur edhe ditën e sotme, veçanërisht në Siçili dhe Kalabri.

Gjashtë të zhdukur janë gjetur ndërsa një çift të moshuar ende është në kërkim. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur. Sipas informacioneve të fundit, provincat më të prekura janë: Catania, Messina, Reggio Calabria, Vibo Valentia, Crotone e Catanzaro.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror. Në Catania ka patur dhjetëra fluturime të shtyra, ndërsa ka patur vonesa në shumë fluturime të tjera. Probleme ka patur edhe në Alcamo, ku shiu i rrëmbyer ka përmbytur shtëpi, dyqane e magazina.

Ndërkohë 5 turistë rrezikuan seriozisht jetën në Catania, pasi minibusi me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit në rrugë. Atyre iu desh të braktisnin mjetin, ndërsa u shpëtuan nga Mbrojtja Civile të cilët i dërguan në një zonë të sigurt.

Alarmi i kuq është dhënë edhe për provincën e Siracusa ku shkollat gjithashtu do ​​mbyllen edhe nesër. Kjo pasi situata shfaqet problematike pothuajse në të gjithë territorin kalabrez.

Lexo edhe: “Alarm i kuq për motin në Itali”, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat për nesër