Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Alarm i kuq për motin në Itali”, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat për nesër

schedule21:41 - 24 Tetor, 2021

schedule 21:41 - 24 Tetor, 2021

Alarm i kuq për motin në Itali. Stuhia e ardhur nga jugu, po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

Për Mbrojtjen Civile të këtij  rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht, veçanërisht në Siçili dhe Kalabri. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.



Mes qyteteve të rrezikuara janë edhe Mesina, Katania dhe Sirakuza. Ndërkaq gjatë ditës së sotme ka pasur afro 55 ndërhyrje shpëtimi ndërsa janë raportuar për pemë dhe shtylla të rrezuara në rrugë. Po ashtu bëhet me dije se Ura San Giuliano në Katania është dëmtuar për shkak të motit të keq në Sicilinë Lindore. Disa drejtues mjetesh u bllokuan në urë dhe e patën të pamundur të kalojnë në anën tjetër.

Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë. Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!