Përmbytet një banesë në lagjen “Kodër Shtuf” në Gjirokastër

schedule20:12 - 13 Shkurt, 2018

schedule 20:12 - 13 Shkurt, 2018

Një banesë e një pallati 8-katësh është përmbytur në lagjen ‘Kodër Shtuf” të Gjirokastrës. Shkak janë bërë ujërat e shumta që rrjedhin nga shpati i kodrës.
Mësohet se po mbahet nën monitorim aksi Gjirokastër – Tepelenë, tek vendi i quajtur Shkalla e Zezë, për shkak të rënies së gurëve.
Edhe aksi Gjirokastër – Kakavijë po mbahet nën vëzhgim pasi përroi i Gjokanës rrëzikon të dalë nga shtrati./abcnews.al