Për shkak të reshjeve të mbrëmshme në kryeqytet, sot nuk nis mësimi në tre shkolla. Lajmin e bëri të ditur, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, në një postim në rrjetet sociale.
Ajo thotë se për shkak të shirave janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm.
“Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, thuhet në reagimin e ministres në Facebook./abcnews.al