Përlot Jozefina Topalli: Kur po lindja vajzën, te rruga kalonte arkivoli i babait tim

schedule20:03 - 8 Janar, 2020

schedule 20:03 - 8 Janar, 2020

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka treguar një moment prekës të jetës së saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Topalli tha se  në momentin kur po lindte vajzën e saj Megin, te rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli i babait të saj.

Unë kur kam lindur Megin kam pasur edhe një histori të veçantë në fakt dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam qenë shumë e qetë. Sepse ditën që ka lindur Megi është bërë varrimi i babait tim. Domethënë lindja është përshpejtuar për shkak se disa orë më përpara më vdiq babai. Dhe kujtoj që kur unë po lindja, kur Megi po lindte në maternitet, tamam tek rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli, kështu që ai ka qenë një moment me emocione tepër të forta, sa dhimbje aq edhe gëzim”, tha ajo teksa foli edhe për lumturinë e të qenurit gjyshe, pas lindjes së nipit të saj./abcnews.al