“PD ka shtatë kandidatë”, Topalli: Diaspora, e pavarur nga ndikimet në Shqipëri. Potencial për ndryshim

schedule21:00 - 13 Mars, 2025

schedule 21:00 - 13 Mars, 2025

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli u shpreh se Vota e Diasporës ka shumë rëndësi. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, në ABC News ajo u shpreh se takimi me Diasporën ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta.

Duke vlerësuar kontributin e tyre ekonomik ndër vite për vendin, Topalli tha se tashmë kanë mundësi edhe me votë të japin kontributin e tyre.

“Shqiptarët jashtë Shqipërisë kanë një qasje tjetër, janë integruar më mirë se çdo komunitet tjetër. Kanë mbajtur një lidhje me vendlindje shumë të fortë dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe ekonomik. Duke ndihmuar familjet e tyre kanë ndihmuar vendin e tyre. Dhe këtë herë përveç kontributit ekonomik kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në një proces politik. Shifrat e regjistrimit, asnjeri nuk i kishte menduar të arrinin në ato shifra. Janë kthyer në një faktor elektoral që ndryshojnë çdo gjë. Interesante nga pikëpamja politike është interesante, por edhe nga pikëpamja njerëzore ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta. Aty sheh se si ndjehen, pasiguritë dhe pavarësisht të gjithave, kanë arritur në shumë vende e pozita”, tha ajo.

Ndërsa komentoi listat e kandidatëve, ajo tha se Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e saj.

“PD ka shtatë përfaqësuesit e saj për Diasporën. Kemi një vajzë shumë interesante në Tiranë, ka lindur në Belgjikë, ka studiuar në Londër dhe është kthyer në Shqipëri dy vitet e fundit. Është shumë interesante, një brez me një vizion tjetër”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!