Përkeqësohet situata në Kukës, bllokohet Rruga e Kombit

schedule17:57 - 9 Janar, 2019

schedule 17:57 - 9 Janar, 2019

Në Kukës situata është përkeqësuar në orët e pasdites. Reshjet e dëborës, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë ditës, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, përgjatë Rrugës së Kombit. Shumë kamionë kanë mbetur të bllokuar. Vështirësi kanë patur edhe automjetet e vogla.

Lëvizja bëhet me zinxhirë në rrugët kombëtare që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Hasin e Tropojën, si dhe rrugët rurale.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur vetëm në njësinë administrative Malzi dhe në një lagje të Surrojt në Kukës. Pjesa tjetër e qarkut është furnizuar pa ndërprerje. Procesi mësimor vijoi i rregullt, përveç dy shkollave të njësisë administrative Zapot ku nuk u zhvillua mësim./abcnews.al